Burak Karacaoğlu,Eşref Musa
29 Shtator 2017•Përditësim: 30 Shtator 2017
IDLIB (AA) – Në sulmet intensive të kryera në rajonet në afërsi të vijës kufitare të Turqisë dhe të qytetit Idlib, në veriperëndim të Sirisë, në dhjetë ditët e fundit kanë humbur jetën më shumë se 100 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të gazetarëve të AA-së në Idlib, rajonet në jug të Idlibit dhe në afërsi të vijës kufitare po i nënshtrohen sulmeve të rënda ajrore që nga orët e mesditës.
Tymi që po del nga vendbanimet Ras el-Hus dhe Harim që ndodhen në vijën kufitare po shihen edhe nga qarku Rejhanli, që ndodhet përballë Idlibit.
Në sulmet në Harim kanë humbur jetën 12 civilë, 5 prej të cilëve janë fëmijë.
Ndërkaq që nga orët e mëngjesit janë bombarduar katër qarqe dhe 15 fshatra në jug të Idlibit.
Ndërkaq në pjesën perëndimore të Halepit i cili është nën kontrollin e opozitarëve dhe ndodhet në "zonën jokonfliktuale" është goditur një qark dhe 4 fshatra.
Numri i civilëve të vdekur në "zonën jokonfliktuale" të Idlibit (përfshirë edhe Halepin Perëndimor) së bashku me 8 civilë të cilët humbën jetën në sulmet e orëve të mëngjesit është rritur në 20.
Idlibi i cili po i ekspozohet sulmeve në takimet e Astanës, nga Turqia, Rusia dhe Irani ishte përcaktuar se “zonë jokonfliktuale”.
Turqia dhe SHBA-të kishin paralajmëruar qeverinë e Moskës për intensifikimin e sulmeve ajrore ruse në Idlib.
Së basku me bombardimet e fundit, numri i civilëve të vdekur që nga 19 shtatori e deri më tani është më shumë se 100.