Eşref Musa
27 Nëntor 2020•Përditësim: 28 Nëntor 2020
Dy persona e kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit terrorist me autobombë ndaj pikës së kontrollit të Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) në rajonin Ras al-Ayn i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mësohet se sulmi terrorist me autobombë është kryer në pikën e kontrollit të SNA-së në fshatin Tal Janab në zonën Mebrike në jug të rajonit Ras al-Ayn.
Si pasojë e sulmit humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë ndërkohë që nuk dihet fati i drejtuesit të mjetit autobombë.
Forcat e sigurisë lokale lidhur me sulmin filluan inspektimin dhe janë përqendruar se ky akt mund të jetë organizuar nga organizata terroriste YPG/PKK.
Qendra e rajonit Ras al-Ayn në veri të Sirisë u pastrua nga terrorizmi më 12 tetor 2019 nëpërmjet operacionit "Burimi i Paqes".
YPG/PKK shpeshherë kryen sulme terroriste nga rajonet nën pushtimin e saj Ayn Isa dhe Tel Temr duke vendosur në objektiv vendbanimet civile në Ras al-Ayn dhe Tal Abyad.