Ayşe Aktaş,Halit Süleyman
20 Prill 2016•Përditësim: 20 Prill 2016
HALEP (AA) – Të paktën 35 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH janë vrarë gjatë përleshjes me forcat opozitare siriane, në verilindje të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burimet lokale deri te të cilat erdhi gazetari i AA-së, një grup i pjesëtarëve të DAESH-it tentoi të hyjë në vendin Mari, i cili është nën kontroll të forcave opozitare.
Me këtë rast erdhi deri tek përleshjet e ashpra mes terroristëve dhe ushtrisë opozitare, ndërsa gjatë kësaj përleshje janë vrarë së paku 35 pjesëtarë të DAESH-it.
Janë shkatërruar më shumë automjete të cilat i kanë përdorur terroristët. Terroristët tentuan të kryejnë sulmin nga tre automjete të mbushura me eksploziv, por ushtria opozitare shkatërroi automjetet e tyre para se të hyjnë në Mari.
Po ashtu mësohet se DAESH-i ka marrë kontrollin mbi fshatin Kafr Han, në afërsi të Azazit, që ishte nën kontroll të opozitës.