Amina Zorniç
31 Janar 2016•Përditësim: 01 Shkurt 2016
TARY SMOKOVEC (AA) – Kampionati i katërt me radhë i skulpturave prej akulli ka mbledhur në Sllovaki qindra vizitorë të cilët kanë mbetur të mahnitur nga shkathtësia e të punuarit të këtyre figurave, shkruan Anadolu Agency (AA).
Për të arritur te produkti final, garuesve u është nevojitur një punë e lodhshme disaditore mbi borën e shtypur dhe blloqet prej akulli për të realizuar figurat jashtëzakonisht sa më afër reales.
Shumë nga figurat ndriçohen për të marrë një dimension shtesë gjatë ekspozitës në orët e mbrëmjes.
Ndërkohë, në vitet e fundit shumë shtete kanë filluar një praktikë të organizimit të garave për skulpturat më të mira nga akulli të cilat mahnitin për nga pamja, ngjyrat dhe madhësia.