Sllovaki, në parkun "Avescentrum Senne" instalohet sistem akustik prej druri për të dëgjuar më mirë tingujt e zogjve
Kjo qendër në Sllovaki, e cila është një ndalesë e rëndësishme për zogjtë shtegtarë në Evropën Lindore, mirëpret vëzhguesit e zogjve gjatë muajve të pranverës

Ankara
Në parkun "Avescentrum Senne" në afërsi të qytetit Michalovce të Sllovakisë, është instaluar sistem akustik prej druri për të rritur dëgjueshmërinë e tingujve të zogjve, raporton Anadolu.
Kjo qendër në Sllovaki, e cila është një ndalesë e rëndësishme për zogjtë shtegtarë në Evropën Lindore, mirëpret vëzhguesit e zogjve gjatë muajve të pranverës.
Rajoni është shtëpia e shumë llojeve të zogjve falë ekosistemit të ujërave të ëmbla ndërsa vendosja e një amplifikatori prej druri me lartësi 3 metra dhe thellësi 5 metra është një mënyrë që vizitorët të mund t'i dëgjojnë më mirë tingujt e zogjve.
Amplifikatori prej druri i vendosur në zonë u lejon vëzhguesve të zogjve të dëgjojnë dhe të regjistrojnë tingujt e zogjve.
"Avescentrum Senne" në Sllovaki është një nga vendet më të mëdha të pushimit dhe ngritjen e foleve nga zogjtë shtegtarë në ujërat e ëmbla në Evropën Lindore dhe një vend i njohur për vëzhguesit e zogjve, veçanërisht në muajt e pranverës. Po ashtu në park është ekspozuar një statujë zogu.