Sondazh: 68 për qind e japonezëve duan që Tokio të ketë qëndrim diplomatik më të pavarur nga SHBA-ja
I kryer nga e përditshmja lokale “Asahi Shimbun”, sondazhi tregoi gjithashtu se 24 për qind e pjesëmarrësve janë dakord me qëllimet e SHBA-së

Karaçi
Një sondazh mbarëkombëtar tregoi sot se gati 68 për qind e japonezëve duan që vendi i tyre të ndjekë një qëndrim diplomatik më të pavarur nga SHBA-ja, transmeton Anadolu.
I kryer nga e përditshmja lokale “Asahi Shimbun”, sondazhi tregoi gjithashtu se 24 për qind e pjesëmarrësve janë dakord me qëllimet e SHBA-së.
Sondazhi ka përzgjedhur rastësisht 3.000 votues në gjithë Japoninë dhe ka marrë 1.899 përgjigje të vlefshme.
Rreth 77 për qind e të anketuarve kanë shprehur skepticizëm në pyetjen nëse besonin se SHBA-ja do ta mbronte seriozisht Japoninë në një krizë. Vetëm 15 për qind janë përgjigjur pozitivisht.