Şenhan Bolelli
24 Janar 2016•Përditësim: 25 Janar 2016
MADRID (AA) – Afër 9.7 milion votues të regjistruar sot zgjedhin presidentin e ri të Portugalisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 12,000 vendvotime janë hapur këtë mëngjes në orën 08:00, sipas kohës lokale, kurse në raundin e parë të garës zgjedhore janë përfshirë një numër rekord prej dhjetë kandidatëve presidencial.
Për të fituar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale njëri nga kandidatët duhet të fitojë mbi gjysmën e votave, dhe nëse ketë nuk mund ta arrijë asnjë nga kandidatët, raundi i dytë i zgjedhjeve është planifikuar për 14 shkurt, dhe në këtë garë do të konkurrojnë dy kandidatët me numrin më të madh të votave nga raundi i parë.
Funksioni i Kryetarit të Shtetit në Portugali ka karakter përfaqësues, dhe zgjidhet për një mandat pesë vjeçarë. Presidenti në detyrë Anibal Cavaco Silva nuk kishte të drejtën e kandidimit, për shkak se tashmë tri herë ai kishte mbajtur këtë pozicion.
Sipas sondazheve të kryera përpara zgjedhjeve, më i preferuari ishte profesori 67-vjeçar i drejtësisë dhe ish-kreu i Partisë Social Demokratike (PSD) Marcelo Rebello de Sousa.
Sousa, i njohur si "Profesor", sipas sondazheve, mund të fitojë edhe në raundin e parë. Kundërshtari i tij më i madh është majtisti Jorge Sampaio de Novo.