Bota

SpaceX akuzohet se shkarkoi punonjësit që kritikuan Elon Musk

SpaceX gjithashtu akuzohet për marrje në pyetje të punonjësve në lidhje me letrën dhe kërcënim për shkarkim të punonjësve që kryejnë aktivitete të ngjashme

Sevgi Ceren Gökkoyun  | 04.01.2024 - Përdıtësım : 05.01.2024
SpaceX akuzohet se shkarkoi punonjësit që kritikuan Elon Musk

New York

Bordi Kombëtar i Marrëdhënieve të Punës (NLRB) të SHBA-së akuzoi prodhuesit e raketave dhe satelitëve SpaceX për shkarkimin e paligjshëm të disa punonjësve që kritikuan kreun ekzekutiv të kompanisë, Elon Musk, transmeton Anadolu.

Në një ankesë të publikuar nga zyra rajonale e NLRB-së thuhet se 8 punonjës u shkarkuan nga puna për shkak të thirrjes së SpaceX në vitin 2022 për distancim nga komentet në mediat sociale të cilat po talleshin me akuzat për ngacmim seksual të Musk.

Në ankesën ku thuhet se në letrën e shpërndarë nga punonjësit, i bëhet thirrje SpaceX që të sqarojë politikat e saj të ngacmimit dhe t'i zbatojë ato në mënyrë të vazhdueshme, bëhet e ditur se shpërndarja e letrës në fjalë është kufizuar në mënyrë të paligjshme.

Më tej në ankesë, SpaceX gjithashtu akuzohet për marrje në pyetje të punonjësve në lidhje me letrën dhe kërcënim për shkarkim të punonjësve që kryejnë aktivitete të ngjashme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın