Bota

Spanja dhe Palestina mbajtën samitin e parë ndërqeveritar

Delegacionet u kryesuan nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanhez dhe kryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Muhammed Mustafa

Şenhan Bolelli  | 21.11.2024 - Përdıtësım : 21.11.2024
Spanja dhe Palestina mbajtën samitin e parë ndërqeveritar

Madrid

MADRID (AA) - Spanja mbajti në Madrid samitin e parë ndërqeveritar me shtetin e Palestinës, të cilin e njohu zyrtarisht më 28 maj, transmeton Anadolu.

Në samitin e mbajtur në rezidencën Moncloa delegacionet u kryesuan nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanhez dhe kryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Muhammed Mustafa.

Në samit ishin të pranishëm ministrat e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit, Punëve të Brendshme, Punës dhe Ekonomisë Sociale, Arsimit dhe Sportit dhe Rinisë dhe Fëmijëve të Spanjës, si dhe ministrat e Punës, Punëve të Brendshme dhe Arsimit të Palestinës.

Fakti që një samit ndërqeveritar me Palestinën u zhvillua për herë të parë midis vendeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe se ai u zhvillua gjatë periudhës kur Izraeli po kryen gjenocid në territoret e pushtuara palestineze, nxori në pah më shumë mesazhin diplomatik të samitit dhe jo përmbajtjen e saj.

Pasi SHBA-ja vendosi veton për herë të katërt ndaj projekt-rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që përfshinte armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Rripin e Gazës, samiti ndërqeveritar i nivelit më të lartë të Spanjës me Palestinën përforcoi mbështetjen e saj për Palestinën.

Në kuadër të samitit, ku nuk u mbajt konferencë për media dhe u lejuan vetëm foto, qeveria spanjolle dhe ajo palestineze nënshkruan memorandum që synon të forcojë bashkëpunimin në fushën e punës dhe arsimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın