Ekip
13 Tetor 2021•Përditësim: 14 Tetor 2021
Ministria e Mbrojtjes e Spanjës ka përfunduar evakuimin e 160 afganëve të tjerë, pas marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talebanët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Grupi i ri i bashkohet 83 personave që Spanja i evakuoi në një bazë ajrore pranë Madridit të hënën.
Ministria e Mbrojtjes tha se misioni ishte në gjendje të nxirrte punëtorët dhe familjet afgane përmes Pakistanit para se ata të fluturonin në Spanjë.
Spanja nisi misionin për të evakuuar punëtorët të cilët nuk ishin në gjendje të largoheshin nga Afganistani gjatë operacionit të transportit ajror në gusht kur tërhoqi rreth 2.200 spanjollë dhe afganë përmes aeroportit të Kabulit.
Ministri i Jashtëm spanjoll, José Albares, vizitoi Pakistanin dhe Katarin muajin e kaluar për të kërkuar ndihmën e tyre në nxjerrjen e më shumë punëtorëve afganë.