Ekip
19 Janar 2022•Përditësim: 19 Janar 2022
Zjarri që shpërtheu në një shtëpi pleqsh në lindje të Spanjës mori 5 jetë njerëzish, njoftuan sot autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimet e urgjencës për rajonin e Valencias thanë se 11 persona të tjerë kërkuan trajtim spitalor.
Zjarrfikësit njoftuan se arritën të shpëtojnë 25 persona nga gjithsej 70 që u evakuuan nga shtëpia e të moshuarve në komunën Moncada në veri të Valencias.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.