Bota

Spanjë, do të duhen deri në 10 orë që të rikthehet energjia elektrike

Operatori i rrjetit elektrik në Spanjë, "Red Electrica" tha se ndërprerja e energjisë elektrike ishte e pashembullt në histori dhe se do të duhen deri në 10 orë që energjia elektrike të rikthehet

Ayşe İrem Tiryaki  | 28.04.2025 - Përdıtësım : 29.04.2025
Spanjë, do të duhen deri në 10 orë që të rikthehet energjia elektrike Foto: Diego Radames/AA

Ankara

Në shumë rajone të Spanjës do të duhen deri në 10 orë që energjia elektrike të rikthehet, njoftoi "Red Electrica", transmeton Anadolu.

Operatori i rrjetit elektrik në Spanjë, "Red Electrica" tha në një deklaratë se ndërprerja e energjisë elektrike ishte e pashembullt në histori dhe se mund të duhen midis 6 deri në 10 orë që energjia elektrike të rikthehet në pjesën më të madhe të vendit.

Ka patur një ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë ndërsa rrjetet e komunikimit dhe transportit raportohet se janë ndërprerë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.