Ekip
20 Tetor 2016•Përditësim: 20 Tetor 2016
MADRID (AA) – Gjykata më e lartë e Spanjës ka shfuqizuar ndalesën për luftë me dema në Katalunjë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata Kushtetuese përmes një kumtese ka njoftuar se me tetë vota për dhe tre kundër shfuqizoi vendimin me të cilin shteti kishte marrë përsipër të kujdeset për garën tradicionale.
“Lufta me dema ka një prani të padiskutueshme në realitetin shoqëror të shtetit tonë dhe si e tillë ajo mund të vazhdojë të krijojë trashigiminë kulturore duke ndaluar shtetin të intervenojë në ndalimin e tij”, thonë nga gjykata.