Şenhan Bolelli
17 Maj 2020•Përditësim: 18 Maj 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë regjistruar 87 vdekje të reja duke e rritur në 27.650 numrin e vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Spanjës ka përditësuar të dhënat lidhur me rastet dhe vdekjet nga COVID-19 në vend. Shifra e vdekjeve që dje u njoftua si 102 sot ka rënë në 87. Kjo është shifra më e ulët e vdekjeve ditore e deklaruar nga COVID-19 në Spanjë që nga 12 marsi e deri më tani.
Që nga 14 marsi kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme e deri më tani është hera e parë që numri i vdekjeve ditore ulet nën 100 ndërkohë që shifra më e lartë me 950 viktima u shënua më 2 prill.
Ndërkohë me 421 rastet e shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 231.119 numri i rasteve të përcaktuara sipas testeve PCR.
Derisa ka tejkaluar 147 mijë numri i të shëruarve nga COVID-19, gjithashtu bëhet e ditur se 28 prej rasteve të reja janë shtruar në shërbimin e urgjencës ndërsa 327 në spital.
- Procesi i normalizimit gradual në Spanjë
Që nga dita e hënë më 18 maj në Spanjë do të rriten vendet që do të kalojnë në fazën e dytë (nivelin 1) në procesin e normalizimit gradual që filloi të zbatohet më 4 maj dhe i cili u përcaktua nga qeveria me katër faza për të lehtësuar efektet ekonomike dhe sociale të COVID-19 në vend.
Kryeministri Pedro Sanchez dhe ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, më 11 maj kur 51 për qind e Spanjës kaloi në fazën e dytë njoftuan se më 18 maj kjo normë do të rritet në 70 për qind.
Ndërkohë Madridi dhe Barcelona që janë prej qyteteve më të prekura vazhduan të qëndrojnë në fazën e parë (nivelin 0).
Qeveria ka bërë disa ndryshime që lirojnë rregullat që nga 18 maji për fëmijët dhe të moshuarit të cilët në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme u lejohej të dilnin në rrugë vetën në orare të caktuara.
Në Spanjë u vendos që të kalojnë në (nivelin 2) që është faza e tretë e normalizimit vetëm 4 ishujt (La Gomera, Formentera, El Hierro, La Graciosa) në administratat autonome në ishujt Canary dhe Balearic që janë zona turistike të vendit.
Në këto ishuj do të lejohen me pjesëmarrje të kufizuar në ambiente të hapura, aktivitetet kulturore si kinematë, teatrot ose dasmat.
Qeveria e majtë e koalicionit në Spanjë, derisa planifikon që procesi i normalizimit i përbërë nga 4 faza të përfundojë në të gjithë vendin deri në fund të qershorit, dëshiron që në kuadër të kësaj të zgjatet edhe një muaj gjendja e jazhtëzakonshme, afati i së cilës përfundon më 24 maj.