Bota

Spital me ndihmën e Turqisë për banorët e Afrinit

Elementët e TSK dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në rajonin Xhinderes të cilin e kanë pastruar nga organizata terroriste YPG/PKK ofrojnë mundësi të trajtimit dhe ilaçeve falas në spitalin e ngritur për banorët e zonës

Eşref Musa  | 21.04.2018 - Përdıtësım : 22.04.2018
Spital me ndihmën e Turqisë për banorët e Afrinit Foto: Muhammed Abdullah / AA

Idlib/Afrin

IDLIB/AFRIN - Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë ngritur një spital të ndihmës emergjente për banorët e rajonit Xhinderes të Afrinit në Siri ku do të ofrohen shërbime për pediatri, sëmundjet e organeve të brendshme (internis), terapia fizike dhe otorinolaringologji, raporton Anadolu Agency (AA).

Elementët e TSK dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në rajonin Xhinderes të cilin e kanë pastruar nga organizata terroriste YPG/PKK ofrojnë mundësi të trajtimit dhe ilaçeve falas në spitalin e ngritur për banorët e zonës.

Në spital krahas departamenteve të pediatrisë, sëmundjet e organeve të brendshme, terapia fizike dhe otorinolaringologjisë, ofrohet edhe shërbim laboratorik dhe për radiologji.

Në spitalin ku gjithashtu janë të pranishëm ekspertë të ndihmës emergjente, anestezist, okulist dhe kirurg i përgjithshëm, planifikohet që të formohen edhe departamentet e tjerë për shërbime dentare dhe të gjinekologjisë.

Po ashtu në spitalin i cili ka një kapacitet prej 400 personash ofrohet shërbim çdo ditë të javës pa ndërprerje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.