Servet Günerigök
30 Dhjetor 2015•Përditësim: 30 Dhjetor 2015
STMBOLL (AA) - Kompania ajrore Turkish Airlines ka pezulluar mbi 140 fluturime vendore dhe ndërkombëtare për shkak të kushteve të këqija të motit që përfshiu rajonin e Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç theksohet në një komunikatë të kompanisë, publikuar në ueb faqen e tyre, të mërkurën dhe të enjten janë pezulluar 142 fluturime vendore dhe ndërkombëtare nga aeroportet "Ataturk" dhe "Sabiha Gokcen".
Shumica e fluturimeve të anuluara ishin vendore, por linjat për Evropë dhe Lindje të Mesme gjithashtu janë prekur.