Bota

Starmer dhe Trump diskutojnë lidhjet tregtare dhe çështjet e sigurisë globale

Biseda telefonike po ashtu përfshiu një sërë çështjesh të sigurisë globale, si Irani, konfliktin në Ukrainë, si dhe operacionet e fundit të udhëhequra nga SHBA-ja kundër Huthive në Jemen

Necva Taştan Sevinç  | 18.04.2025 - Përdıtësım : 18.04.2025
Starmer dhe Trump diskutojnë lidhjet tregtare dhe çështjet e sigurisë globale

Istanbul

Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike mbi lidhjet e tregtisë dypalëshe dhe shqetësimet e ngutshme të sigurisë globale, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga zyra qeveritare britanike, dy liderët adresuan “diskutimet tregtare produktive” të vazhdueshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.

Starmer riafirmoi angazhimin e tij për një “tregti të lirë dhe të hapur”, si dhe theksoi nevojën për të “mbrojtur interesat kombëtare”.

Biseda telefonike po ashtu përfshiu një sërë çështjesh të sigurisë globale, si Irani, konfliktin në Ukrainë, si dhe operacionet e fundit të udhëhequra nga SHBA-ja kundër Huthive në Jemen.

Dy liderët u pajtuan të mbeten në kontakt të ngushtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.