Stoltenberg dhe Blinken diskutojnë mbi anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO
Stoltenberg dhe Blinken zhvilluan një takim dypalëshe në Washington në kuadër të Samitit të NATO-s
![Stoltenberg dhe Blinken diskutojnë mbi anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO](https://cdnuploads.aa.com.tr/uploads/Contents/2024/07/10/thumbs_b_c_eb1324944dcb56e0aca678e01f4ce31e.jpg?v=101230)
New York
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë takimit të tyre në kuadër të Samitit të NATO-s në Washington, diskutuan mbi anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, transmeton Anadolu.
Stoltenberg dhe Blinken zhvilluan një takim dypalëshe në Washington në kuadër të Samitit të NATO-s.
Në një deklaratë për shtyp para takimit, Stoltenberg tërhoqi vëmendjen mbi sulmet e Rusisë në ditët e fundit.
Stoltenberg theksoi se Rusia ka shënjestruar spitalin e fëmijëve dhe se shumë fëmijë kanë humbur jetën. "Këto sulme paraqesin brutalitetin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe tregojnë se përse duhet të mbështesim Ukrainën", shtoi Stoltenberg.
Ndërsa në një deklaratë të bërë nga Departamenti amerikan i Shtetit lidhur me takimin mes Stoltenberg dhe Blinken, thuhet se është diskutuar mbi investimet që do të bëhen për mbrojtjen e përbashkët dhe se si Aleanca do të mbrojë veten kundër kërcënimeve.
Në deklaratë vihet në dukje se Stoltenberg dhe Blinken kanë mirëpritur përparimin e shënuar në çështjen e ndarjes së barrës.
Më tej në deklaratë thuhet se Stoltenberg dhe Blinken diskutuan edhe për Këshillin NATO-Ukrainë, i cili do të mblidhet në nivel të liderëve më 11 korrik dhe se pritet që të "ndërtohet një urë" për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.