Bota

Stoltenberg dhe Blinken diskutojnë mbi anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO

Stoltenberg dhe Blinken zhvilluan një takim dypalëshe në Washington në kuadër të Samitit të NATO-s

Şerife Çetin  | 10.07.2024 - Përdıtësım : 10.07.2024
Stoltenberg dhe Blinken diskutojnë mbi anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO

New York

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë takimit të tyre në kuadër të Samitit të NATO-s në Washington, diskutuan mbi anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, transmeton Anadolu.

Stoltenberg dhe Blinken zhvilluan një takim dypalëshe në Washington në kuadër të Samitit të NATO-s.

Në një deklaratë për shtyp para takimit, Stoltenberg tërhoqi vëmendjen mbi sulmet e Rusisë në ditët e fundit.

Stoltenberg theksoi se Rusia ka shënjestruar spitalin e fëmijëve dhe se shumë fëmijë kanë humbur jetën. "Këto sulme paraqesin brutalitetin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe tregojnë se përse duhet të mbështesim Ukrainën", shtoi Stoltenberg.

Ndërsa në një deklaratë të bërë nga Departamenti amerikan i Shtetit lidhur me takimin mes Stoltenberg dhe Blinken, thuhet se është diskutuar mbi investimet që do të bëhen për mbrojtjen e përbashkët dhe se si Aleanca do të mbrojë veten kundër kërcënimeve.

Në deklaratë vihet në dukje se Stoltenberg dhe Blinken kanë mirëpritur përparimin e shënuar në çështjen e ndarjes së barrës.

Më tej në deklaratë thuhet se Stoltenberg dhe Blinken diskutuan edhe për Këshillin NATO-Ukrainë, i cili do të mblidhet në nivel të liderëve më 11 korrik dhe se pritet që të "ndërtohet një urë" për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın