Bota, Shëndetësi

Studim: Shëndeti mendor i të rinjve në Francë u përkeqësua gjatë pandemisë COVID-19

Studimi zbuloi se derisa përdorimi i medikamenteve të shëndetit mendor u rrit në të gjitha grupmoshat dhe gjinitë, rritja ishte shumë më e theksuar pas sesa para pandemisë

Necva Taştan Sevinç  | 09.01.2025 - Përdıtësım : 14.01.2025
Studim: Shëndeti mendor i të rinjve në Francë u përkeqësua gjatë pandemisë COVID-19

Istanbul

Sipas një studimi të kryer së fundmi, shëndeti mendor i të rinjve në Francë u përkeqësua më tej gjatë pandemisë COVID-19, e cila filloi në fund të vitit 2019 dhe preku gjithë botën, transmeton Anadolu.

Studimi, i botuar në revistën mjekësore "JAMA Network Open", hedh dritë mbi mënyrën se si pandemia globale COVID-19 ka ndikuar në shëndetin mendor të të rinjve.

Hulumtimi shqyrtoi të dhënat nga baza e të dhënave kombëtare e sigurimeve shëndetësore në Francë nga janari i vitit 2016 deri në qershor të vitit 2023, i cili përfshinte mbi 20 milionë njerëz nën moshën 25-vjeç.

Të dhënat treguan një rritje të ndjeshme të kërkesave për terapi, trajtime të shëndetit mendor, shtrime në spital dhe përdorimin e ilaçeve kundër depresionit tek të rinjtë, veçanërisht gjatë periudhës COVID-19.

Sulmi po ashtu zbuloi se derisa përdorimi i medikamenteve të shëndetit mendor u rrit në të gjitha grupmoshat dhe gjinitë, rritja ishte shumë më e theksuar pas sesa para pandemisë.

Sipas gjetjeve, receta e medikamenteve të tilla si litium dhe klozapinë, të përdorura për gjendje të rënda të shëndetit mendor, u rrit duke filluar nga mosha 6-vjeçare.

Studimi theksoi se këto gjetje tregojnë nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse për të adresuar pamjaftueshmërinë e sistemit të kujdesit shëndetësor dhe çështjet sociale që ndikojnë në shëndetin mendor të të rinjve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.