Bota

Stuhia Martinho përfshin Portugalinë, gjashtë të plagosur dhe mbi 600 incidente në Lisbonë

Stuhia Martinho pritet të sjellë erëra të fuqishme dhe shi të dendur në të gjithë vendin, me paralajmërime të përhapura nga autoritetet. Pjesë të mëdha të Portugalisë dhe Spanjës parashikohet të përjetojnë erëra që arrijnë deri në 110 km në orë

Ekip  | 20.03.2025 - Përdıtësım : 20.03.2025
Stuhia Martinho përfshin Portugalinë, gjashtë të plagosur dhe mbi 600 incidente në Lisbonë Foto: Zed Jameson/AA

Lisbonë

Stuhia Martinho ka përfshirë Portugalinë, duke plagosur gjashtë persona dhe duke shkaktuar të paktën 638 incidente në kryeqytetin Lisbonë, raporton Anadolu.

Sipas autoriteteve të kryeqytetit portugez, incidentet janë shënuar kryesisht për shkak të rënies së pemëve si pasojë e erërave të fuqishme, si dhe shumë rrugë janë kthyer në të kufizuara për qarkullim.

Bashkia e Lisbonës tha se qyteti vazhdon të jetë funksional, megjithëse punimet e riparimit do të jenë të nevojshme në ditët në vijim.

Stuhia Martinho pritet të sjellë erëra të fuqishme dhe shi të dendur në të gjithë vendin, me paralajmërime të përhapura nga autoritetet. Pjesë të mëdha të Portugalisë dhe Spanjës parashikohet të përjetojnë erëra që arrijnë deri në 110 kilometër në orë.

Martinho është stuhia e katërt që godet rajonin në më pak se dy javë, pas stuhive Laurence, Konrad dhe Jana.

Stuhia vjen mes kushteve të trazuara të motit në Evropën Jugperëndimore, duke përfshirë përmbytje të rënda në Valencia në fund të vitit të kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın