Bota

Sudan, 46 të vdekur si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak

Raportohet se në aksident humbën jetën 46 persona, përfshirë ushtarë dhe civilë dhe se janë lënduar 10 persona

Ahmed Satti  | 26.02.2025 - Përdıtësım : 27.02.2025
Sudan, 46 të vdekur si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak

Sudan

Të paktën 46 ushtarë dhe civilë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak mbi një shtëpi në rajonin Omdurman në perëndim të kryeqytetit sudanez Khartoum, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Sudanit (SUNA), Qeveria e shtetit Khartoum bëri një deklaratë në lidhje me rrëzimin e një avioni ushtarak të llojit "Antonov" mbi një shtëpi në Omdurman dje.

Njoftimi bëri të ditur se në aksident humbën jetën 46 persona, përfshirë ushtarë dhe civilë.

Në deklaratë thuhet se janë lënduar 10 persona, mes tyre edhe fëmijë dhe se të plagosurit janë dërguar në spitalin "Al-Naw".

Gjithashtu bëhet e ditur se kanë përfunduar operacionet e heqjes së rrënojave të shtëpive të prekura nga rrëzimi i avionit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın