Dejan Maksimoviç
29 tetor 2015•Përditësim: 29 tetor 2015
STOKHOLM (AA) – Policia suedeze ka njoftuar se zjarrfikësit kanë shuar edhe një zjarr në një shtëpi për fëmijët refugjatë pa shoqërim, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia theksoi se zjarri është i kurdisur, sepse u konfirmua se autorët e kësaj vepre kanë derdhur lëng djegës nga dritarja. Fatmirësisht asnjë fëmijë, të cilët ishin në shtëpinë, nuk është lënduar.
Gjatë disa javëve të fundit, Suedia po përballet me valën e zjarrvënieve mbi qendrat e azilantëve apo godinat të cilat shërbejnë për vendosjen e migrantëve. Drejtoria suedeze për megrim vlerëson se deri në fund të këtij viti në Suedi do të vijnë 190.000 persona të cilët do të kërkojnë azil në këtë vend.
Policia suedeze theksoi se ka ngritur hetim të koordinuar për zjarret, ndërsa do të përdor edhe helikopterë me kamera me rreze infra të kuqe për të zbuluar autorët.