Ekip
28 Janar 2016•Përditësim: 28 Janar 2016
STOKHOLM (AA) - Suedia në vitet e ardhshme pritet të deportojë nga 60 deri 80 mijë azilkërkues, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo u bë e ditur nga ministri i Punëve të Brednshme të Suedisë, Anders Yheman, i cili theksoi se rreth 45 përqind të aplikimeve për azil aktualisht janë refuzuar.
Gjatë vitit 2015, sipas Yheman, në këtë vend skandinav kanë hyrë 163 mijë refugjatë.
"Besoj se do të depërtojmë 60 mijë persona, por mendoj se ky numër mund të rritet në 80 mijë", ka thënë Ygeman.
Gjermania dhe Suedia vitin e kaluar ishin "destinacionet kryesore" për refugjatët.