Bakir Tiro
03 Korrik 2018•Përditësim: 03 Korrik 2018
MOSKË (AA) – Kombëtarja e Suedisë në futboll është plasuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen e sotme të tetës së finales, të zhvilluar në Shën Petersburg, suedezët fituan Zvicrën me rezultat 1:0. Golin vendimtar e shënoi Emil Forsberg në minutën e 66-të të ndeshjes.
Suedia në çerekfinale do të luaj me fituesin e ndeshjes së tetës së finales mes Anglisë dhe Kolumbisë, që luan sonte në ora 20:00 në Moskë.