Burak Karacaoğlu,Eşref Musa
13 Nëntor 2017•Përditësim: 13 Nëntor 2017
IDLIB (AA) - Në sulmin ajror ndaj një tregu në qytezën Etarib, në perëndim të qytetit Halep të Sirisë, kanë humbur jetën të paktën 10 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informatacioneve nga burimet lokale, në vendin e tregut të qytezës Etarib të Halepit që është nën kontrollin e opozitarëve janë kryer tre sulme ajrore.
Gjatë sulmit të kryer ndaj qarkut i cili është ndër "zonat jokonfiktuale" të Idlibit kanë humbur jetën të paktën 10 persona, ndërsa janë plagosur 50 të tjerë.
Të plagosurit janë transferuar në spitale, ndërsa është shprehur shqetësim për rritjen e numrit të viktimave.
Ekipet e mbrojtjes civile (Helmetat e Bardhë) vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtim.