Recep Şakar,Rafiu Oriyomi Ajakaye
23 Qershor 2016•Përditësim: 23 Qershor 2016
LAGOS/MELBOURNE (AA) - Nga sulmi i djeshëm i armatosur ndaj punonjësve të një kompani minerare të Australisë në afërsi të qytetit Calabar të Nigerisë, humbi jetën një person, ndërsa 7 të tjerë u rrëmbyen, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia e Nigerisë njoftoi se personat e armatosur e kanë ndaluar automjetin i cili ishte duke transportuar punonjësit e kompanisë, ku e kanë vrarë shoferin nigerian. Gjithashtu kanë rrëmbyer 3 australianë, 2 nigerianë, 1 shtetas të Zelandës së Re dhe 1 shtetas të Afrikës Jugore.