Turgut Alp Boyraz,Eshat Fırat
09 Tetor 2016•Përditësim: 09 Tetor 2016
JERUSALEM (AA) - Një person i cili ka kryer një sulm me armë zjarri përpara një poste në Jerusalemin Lindor është vrarë nga forcat policore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA nga zëdhënësi i Shërbimeve të Urgjencës së Izraelit, Yonatan Yagodousky, ka thënë se si pasojë e sulmit në një stacion tramvi në Jerusalemin lindorë, të paktën 6 izraelitë janë plagosur, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Zëdhënësi i policisë izraelitë, Micky Rosenfeld, në një deklaratë me shkrim, ka thënë se personi i cili dyshohet se ka sulmuar me armë zjarri është vrarë nga forcat policore. Ai nuk ka dhënë detaje për të dhënat e sulmuesit.
Jerusalemi Lindor gjendet prej vitit 1967 nën pushtimin e Izraelit.