Sayed Khodaberdi Sadat
01 korrik 2017•Përditësim: 02 korrik 2017
KABUL (AA) - Në një sulm me bombë në lindje të Afganistanit, në krahinën Nangarhar, kanë humbur jetën 9 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Hogyani, në një deklaratë për AA, tha se, një bombë e vendosur në rrugë në rajonin Bander të qarkut Açin, është shpërthyer gjatë kalimit të një makine me civilë.
Hogyani, theksoi se në sulm kanë humbur jetën 9 civilë, ndërsa janë plagosur 5 të tjerë. Theksohet se mes të plagosurve gjenden edhe fëmijë.
Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush, ndërsa Hogyani për sulmin e fajësoi organizatën terroriste DEASH.