Mahmud Garib,Meryem Kasım
21 Maj 2016•Përditësim: 22 Maj 2016
KAJRO (AA) - Si pasojë e shpërthimit të një bombe në momentin e kalimit të një mjeti ushtarak, në Sinain Verior të Egjiptit, 3 ushtarë kanë mbetur të vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burime të forcave të sigurisë thuhet se bomba ka shpërthyer në jug të qytetit Shejh Suvejd në Sianin Verior. Si pasojë e këtij shpërthimi 3 ushtarë kanë mbetur të vrarë.
Ndërkohë forcat policore kanë marrë masa të larta sigurie në zonë. Ndërkohë që në lidhje me sulmin autoritetet zyrtare nuk kanë bërë deklaratë, organizata terroriste ''Vilajeti i Sinait'' e cila njihet si përfaqësuese e DAESH-it në këtë rajon, ka marrë përsipër sulmin përmes një njoftimi në Twitter.
Qytetet Refah dhe Shejh Suvejd në Sinain Verior, janë shpesh herë shënjestër e sulmeve të organizatës terroriste "Ensar Bejt el-Makdis", e cila pasi bëri publike bashkimin me organizatën terroriste, DAESH, ndryshoi emrin në ''Vilajeti i Sinait''