Haydar Karaalp
20 Dhjetor 2020•Përditësim: 21 Dhjetor 2020
Një sulm me raketa u krye ndaj Ambasadës së SHBA-së në Zonën e Gjelbër në Bagdad, kryeqytetin e Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga korrespondenti i AA-së, zhurma e sulmit u dëgjua nga disa pjesë të Bagdadit.
Siç raportohet, disa nga raketat e lëshuara kanë rënë në vendbanimet afër Zonës së Gjelbër.
Disa video të sulmit u shpërndanë në mediat sociale.
Ambasada amerikane në Bagdad është sulmuar me raketa shumë herë më parë dhe ishte pohuar se këto sulme ishin kryer nga disa grupe të milicisë shiite të afërta me Iranin.