Ali Demir
10 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
IDLIB (AA) - Sipas informacioneve paraprake njoftohet se në sulmin ajror ndaj një tregu në qarkun Binnish të Idlibit të kryer nga avioni luftarak i ushtrisë së Sirisë kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa janë plagosur 25 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i mbrojtjes civile në Binnish, Muhammed Ali, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se një avion luftarak i ushtrisë ka bombarduar një treg në qarkun Binnish, i cili gjendet në lindje të Idlibit dhe është nën kontrollin e opozitarëve.
Nga sulmi kanë humbur jetën 10 civilë dhe janë plagosur 25 të tjerë, mes tyre fëmijë dhe gra. Muhammed Ali bëri të ditur se me ndihmën e mbrojtjes civile dhe ekipeve shëndetësore të plagosurit janë dërguar në spitalet e zonës.
Ai gjithashtu shtoi se gjendja e disa të plagosurve është serioze.