Sayed Khodaiberdi Sadat
30 Maj 2021•Përditësim: 31 Maj 2021
Të paktën 7 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me mortajë nga talebanët në rajonin Kapisa të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Drejtorisë së policisë në Kapisa, Shayeq Shoresh deklaroi se predha e mortajës që u lëshua nga militantët talebanë goditi vendin e dasmës në fshatin Enarcuy në Kapisa.
"Në sulm humbën jetën 7 civilë ndërsa u plagosën 4 të tjerë", tha Shoresh duke shtuar se në mesin e personave që kanë humbur jetën ka edhe fëmijë.
Talebanët pretendojnë se sulmi me mortajë është kryer nga forcat e sigurisë.
Në njërën anë në vend vazhdojnë punimet për sigurimin e stabilitetit ndërsa në anën tjetër vazhdojnë sulmet.
Sipas qeverisë afgane në vend prej rreth një muaji janë rritur ngjarjet e dhunshme që nga fillimi i tërheqjes së forcave të huaja.
Misioni i Kombeve të Bashkuara për ndihmë të Afganistanit (UNAMA) njoftoi se në tremujorin e parë të vitit 2021 në Afganistan janë vrarë 573 civilë.