Ekip
26 Nëntor 2018•Përditësim: 26 Nëntor 2018
MOGADISHU (AA) – Një klerik i famshëm sufi dhe 17 dervishë të tij u vranë gjatë sulmit terrorist në Somali, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari policor, Ahmed Awale, njoftoi se grupi i ekstremistëve sot në mëngjes kreu sulm mbi rezidencën e klerikut sufi në rajonin Galkayo.
“Gjatë sulmit u vranë lideri sufi dhe 17 dervishët e tij. U plagosën edhe së paku 20 persona”, tha Awale.
Burimi i njëjtë lajmëroi se ushtria somaleze filloi kërkim të gjerë dhe vrau disa sulmues.
Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata terroriste Al Shabaab.