Mustafa Deveci
09 Nëntor 2017•Përditësim: 09 Nëntor 2017
ISLAMABAD (AA) – Tre persona humbën jetën, në mesin e tyre edhe zv/inspektori policor Hamid Shakil, në një sulm vetëvrasës në kryeqytetin e provincës Beluçistan të Pakistanit, Kuetta, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet lokale njoftojnë se sulmi është kryer përderisa Shakil ishte duke shkuar në punë me automjet.
Në sulmin ku humbën jetën Shakil dhe dy persona, 4 të tjerë u plagosën.
Më tej thuhet se disa nga të plagosurit të cilët janë dërguar në spitalet e Kuettas janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka shqetësime se numri i të viktimave mund të rritet.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Përndryshe, në një sulm vetëvrasës muajin e kaluar, ku objektiv ishte një automjet i policisë, 7 persona humbën jetën, prej tyre 6 policë dhe një civil kurse 22 të tjerë ishin plagosur.