Sayed Khodaberdi Sadat
30 Prill 2018•Përditësim: 30 Prill 2018
KABUL (AA) – Si pasojë e dy sulmeve të njëpasnjëshme në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, 25 persona kanë humbur jetën, ndërsa mes tyre ka dhe gazetarë, raporton Anadou Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Najib Danish, në një deklaratë për AA është shprehur se sulmuesi me motoçikletë ka aktivizuar bombën që ndodhej mbi të në rajonin Shash Darak të Kabulit.
Duke bërë të ditur se sulmi i dytë ka ndodhur në mesin e gazetarëve të mbledhur në rajon për të filmuar, Danish thotë se sulmuesi ka shënjestruar gazetarët.
Kurse zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Vahid Majruh, tha se nga sulmet kanë humbur jetën 25 persona.
Ai duke theksuar se në sulmet janë plagosur 49 persona të tjerë, tha se gjendja e disa prej tyre është rëndë.
Kryetari i Institucionit të Pavarur për Mbështetjen e Medias në Afganistan, Mujeeb Khelwatgar, njoftoi se në sulm kanë humbur jetën 8 gazetarë në mesin e të cilëve edhe fotoreporteri i AFP-së, Shah Marai.
Dëshmitarët okularë thonë se sulmuesi dytë i cili dukej si gazetar, në mes të gazetarëve ka aktivizuar bombën e vendosur në kamerë.
Përgjegjësinë mbi sulmin e morri organizata terroriste DEASH.
Në rajonin Shash Darak të Kabulit gjenden ambasada e SHBA, baza e NATO-s dhe Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit.