Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca e Egjiptit, njoftohet se vendi ka shpallur tre ditë zie
Hussein Mahmoud Ragab Elkabany,Gülşen Topçu
09 Prill 2017•Përditësim: 10 Prill 2017
Kajro
KAJRO (AA) - Është rritur në 43 numri i të vdekurve dhe në 119 numri i të plagosurve si pasojë e sulmeve me bombë në qytetet Tanta dhe Aleksandria të Egjiptit, bëhet e ditur sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë të Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të ministrisë, numri i të vdekurve si rezultat i shpërthimit të parë që shënjestroi kishën Shën Gjorgji në qytetin Tanta është rritur në 27, kurse numri i të plagosurve në 78. Ndërkaq, numri i të vdekurve në shpërthimin e dytë në afërsi të kishës Shën Marku në Aleksandria ka shkuar në 16, ndërsa numri i të plagosurve në 41.
Nga ana tjetër, në një deklaratë me shkrim nga Presidenca e Egjiptit, thuhet se vendi ka shpallur tre ditë zie pa sulmeve që shënjestruan kishat.
Në ndërkohë, sipas një deklarate tjetër, presidenti i Egjiptit Abdulfettah es-Sisi ka angazhuar forca të sigurisë së ushtrisë për t'i dalë në mbështetje policëve në ruajtjen e sigurisë në qendra të ndryshme.
Ndryshe, paraprakisht u njoftua se përgjegjësinë për sulmin ndaj kishave në Tanta dhe Aleksandria e ka marrë përsipër organizata terroriste DEASH.