Bota

Sulmi ndaj trenit në Pakistan, lirohen 190 pengje dhe vriten 30 militantë

Militantët besnikë të Ushtrisë Çlirimtare të Balochistanit (BLA) pretenduan se kanë marrë peng rreth 214 pasagjerë pasi sulmuan një tren në një zonë kodrinore të rrethit të largët Bolan

Salih Okuroğlu  | 12.03.2025 - Përdıtësım : 12.03.2025
Sulmi ndaj trenit në Pakistan, lirohen 190 pengje dhe vriten 30 militantë

Ankara

Rreth 190 pengje janë liruar dhe 30 militantë janë vrarë gjatë një operacioni të sigurisë që vazhdoi për lirimin e pasagjerëve të mbajtur peng pas një sulmi në një tren në provincën jugperëndimore të Pakistanit, transmeton Anadolu.

Militantët besnikë të Ushtrisë Çlirimtare të Balochistanit (BLA) pretenduan se kanë marrë peng rreth 214 pasagjerë pasi sulmuan një tren në një zonë kodrinore të rrethit të largët Bolan.

Forcat e sigurisë thanë se kanë liruar 190 pengje, përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa një operacion për lirimin e pasagjerëve të mbetur akoma po zhvillohet.

Raporte të pakonfirmuara thanë se të paktën 10 pasagjerë, përfshirë shoferin e trenit, janë vrarë në pritë. Nuk kishte asnjë fjalë zyrtare për viktima.

Militantët e armatosur të BLA-së hodhën në erë një linjë hekurudhore dhe rrëmbyen trenin "Jaffar Express" me 400-500 pasagjerë në bord pak jashtë një tuneli në Bolan.

Sipas burimeve të sigurisë, disa militantë të veshur me xhaketa të mbushura me eksploziv kanë zënë pozicione pranë pengjeve, duke i detyruar trupat të jenë "tepër të kujdesshme" në kryerjen e operacionit.

Qeveria ka pezulluar shërbimin hekurudhor drejt dhe nga Balochistani për tre ditët e ardhshme pas sulmit ndaj trenit.

BLA-ja dhe disa grupe të tjera prej kohësh janë përfshirë në sulme ndaj forcave të sigurisë dhe qytetarëve nga provincat e tjera.

Ata kanë luftuar për "çlirimin" e Balochistanit, për të cilin ata pretendojnë se ishte inkorporuar me forcë në Pakistan pas përfundimit të sundimit kolonial britanik në Indinë e bashkuar në vitin 1947.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın