Hasan Esen
26 Gusht 2017•Përditësim: 26 Gusht 2017
BRUKSEL (AA) - Sulmi me hanxhar i cili kishte në objektiv ushtarët që patrullonin në rrugët e kryeqytetit të Belgjikës, Bruksel, theksohet se është një akt terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ngjarjen e ndodhur në mesin e qytetit mësohet se një person duke vrapuar me hanxhar në dorë ka sulmuar ushtarët që patrullonin. Bëhet e ditur se sulmuesi ka humbur jetën në spitalin ku u dërgua pasi u qëllua nga ushtarët.
Kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close, ka njoftuar se në objektiv kanë qenë tre ushtarë, ku njëri prej tyre është dërguar në spital.
Ndërsa zëdhënësja e prokurorisë federale, Esther Natus, në një deklaratë ka konfirmuar vdekjen e sulmuesit duke mos bërë të ditur identitetin e tij. Pasi është shprehur se si pasojë e sulmit është plagosur lehtë edhe një ushtar, Natus tha se "Ngjarjen e vërejmë si sulm terrorist."
Gjithashtu edhe kryeministri i vendit, Charles Michel, në median sociale ka deklaruar se "Për forcat tona ushtarake jepen të gjitha mbështetjet e nevojshme. Forcat tona të sigurisë janë në gatishmëri. Situatën po e ndjekim nga afër."