Sayed Khodaberdi Sadat
06 Qershor 2017•Përditësim: 06 Qershor 2017
KABUL (AA) - Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e sulmit me autobombë në Kabul javën e shkuar është rritur në 150, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të mbajtur në takimin "Procesi i Kabulit", Presidenti i vendit, Eshref Gani, tha se numri i personave që kanë humbur jetën nga sulmi terrorist i javës së shkuar, ka shkuar në 150.
Duke vënë në dukje se ky është sulmi më i përgjakshëm i 10 viteve të fundit, Gani ka shtuar se krahas atyre që kanë humbur jetën ka dhe 300 të plagosur.