Bota

Të paktën 30 të plagosur në një aksident të ski liftit në resortin spanjoll

Vendpushimi i skive është mbyllur menjëherë pas aksidentit dhe po zhvillohet një operacion i gjerë shpëtimi për transportimin e të plagosurve në spitalet e afërta me ambulancë dhe helikopter

Almir Terzic  | 18.01.2025 - Përdıtësım : 19.01.2025
Të paktën 30 të plagosur në një aksident të ski liftit në resortin spanjoll

Madrid

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një teleferik në vendpushimin spanjoll të skive Astun, pranë kufirit me Francën, duke lënë të plagosur të paktën 30 persona, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve të para, autoritetet njoftuan se nëntë persona janë në gjendje kritike për jetën dhe tetë të tjera janë plagosur rëndë.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por sipas gjetjeve fillestare, rrota që mbante kabllon prej çeliku të teleferikut është shkëputur.

“Duket sikur kablloja u lirua, teleferiku u lëkund dhe njerëzit po binin prej tij”, thanë dëshmitarët okularë.

Vendpushimi i skive është mbyllur menjëherë pas aksidentit dhe po zhvillohet një operacion i gjerë shpëtimi për transportimin e të plagosurve në spitalet e afërta me ambulancë dhe helikopter.

Rreth 80 persona janë ende të bllokuar në teleferik.

Vendpushimi i skive Astun, i cili është i popullarizuar kryesisht nga skiatorë spanjollë, ndodhet afër kufirit me Francën në malet Pyrenees.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın