Bota

Të paktën 40 të vdekur nga përmbytjet në Afganistan

347 të tjerë të lënduar për shkak të fatkeqësisë natyrore në provincën lindore Nangarhar, tha një zyrtar afgan

Riyaz Khaliq Khaliq  | 16.07.2024 - Përdıtësım : 16.07.2024
Të paktën 40 të vdekur nga përmbytjet në Afganistan

Istanbul

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 347 të tjerë janë lënduar nga përmbytjet në Afganistan, tha sot një zyrtar i vendit, transmeton Anadolu.

Të gjitha viktimat janë raportuar në provincën lindore Nangarhar, tha Sharaf Zaman, zëdhënës i Ministrisë së përkohshme të Shëndetit Publik, duke shtuar se shifra mund të rritet.

Rajoni është përballur me stuhi të forta, breshër dhe reshje të dendura shiu ditët e fundit.

Shërbime shëndetësore po u ofrohen personave të prekur dhe administrata e përkohshme po koordinohet me organizatat ndërkombëtare për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve, tha zyrtari afgan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.