Emre Aytekin
22 Dhjetor 2022•Përditësim: 22 Dhjetor 2022
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Tajvanin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Epiqendra e tërmetit me 5.2 ballë sipas Rihterit u regjistrua 28.8 kilometra nga qyteti Taitung në bregun juglindor të Tajvanit, në një thellësi prej 7.2 kilometrash, njoftoi Qendra Sizmiologjike e Zyrës së Meteorologjisë.
Tërmeti u ndje në dhe rreth qytetit jugor të Kaohsiungut si dhe në Taitung.
Nuk raportohet për viktima në njerëz apo dëme materiale.
Në Tajvan, më 18 shtator, një tërmet 6.8 ballë goditi qytetin Taitung, ku një person humbi jetën ndërsa 164 të tjerë u plagosën.