Bota

Takim Biden-Trump në Shtëpinë e Bardhë, paralajmërohet tranzicion i qetë i pushtetit

"Urime dhe mezi pres të kemi një tranzicion të qetë", i tha Biden Trumpit në Shtëpinë e Bardhë

Diyar Güldoğan  | 13.11.2024 - Përdıtësım : 14.11.2024
Takim Biden-Trump në Shtëpinë e Bardhë, paralajmërohet tranzicion i qetë i pushtetit

Washington

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe presidenti i zgjedhur Donald Trump u takuan sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime për tranzicionin e pushtetit, transmeton Anadolu.

“Urime dhe mezi pres të kemi një tranzicion të qetë, siç thamë. Të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që të akomodoheni, për atë që ju nevojitet”, i tha Biden Trumpit në Zyrën Ovale.

“Mirë se erdhe, mirë se kthehesh”, tha presidenti amerikan.

Trump, i cili fitoi një mandat të dytë jo rradhazi në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, falënderoi Bidenin dhe tha se politika është “e ashpër”.

“Dhe në shumë raste nuk është një botë shumë e bukur, por është një botë e bukur sot dhe e vlerësoj shum. Një tranzicion që është i qetë, do të jetë i qetë aq sa mundet, dhe unë e vlerësoj këtë shumë, Joe”, tha ai.

Gazetarët bërtisnin për të bërë pyetje, por ata u përcollën shpejt jashtë.

Trump fitoi zgjedhjet me 312 vota elektorale, duke tejkaluar pragun prej 270 votave, kundrejt rivales së tij demokrate Kamala Harris.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın