Elena Teslova
30 mars 2026•Përditësim: 30 mars 2026
Tankeri rus "Anatoly Kolodkin" që mbante ngarkesë humanitare prej 100 mijë tonësh naftë bruto, ka mbërritur në Kubë, tha sot Ministria e Transportit të Rusisë, transmeton Anadolu.
"Tankeri rus 'Anatoly Kolodkin' me një ngarkesë humanitare prej 100 mijë tonësh naftë bruto ka mbërritur në Kubë. Aktualisht, anija është duke pritur shkarkimin në portin e Manzas", tha ministria në një deklaratë.
Sot mediat amerikane raportuan se Roja Bregdetare e SHBA-së nuk e ka kapur tankerin rus pavarësisht bllokadës së vendosur nga presidenti Donald Trump, i cili vetë deklaroi se nuk sheh asnjë problem me furnizimin e naftës ruse në Kubë.