Ekip
26 korrik 2020•Përditësim: 27 korrik 2020
Një burrë u qëllua për vdekje gjatë një proteste në Teksas kur iu afrua një automjeti dhe shoferi brenda hapi zjarr, njoftoi policia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të shtënat kanë ndodhur pak para orës 22:00 gjatë një proteste në Austin, zëdhënësja e policisë Katrina Ratliff u tha gazetarëve. Burri u dërgua në një spital, ku më vonë u shpall i vdekur.
Automjeti i kishte rënë borisë, ishte kthyer në rrugë dhe më pas ishte drejtuar kah protestuesit, tha dëshmitari Michael Capochiano. Burri, për të cilin Capochiano tha se mbante një pushkë, iu afrua automjetit dhe u qëllua nga shoferi. Shoferi më pas u largua, tha Capochiano.
Raportimet fillestare treguan se "viktima mund të ketë qenë duke mbajtur pushkë", u tha Ratliff gazetarëve, duke shtuar se i dyshuari është ndaluar dhe po bashkëpunon me policinë.
Turma u mblodh të shtunën për një protestë të "Black Lives Matter", njoftojnë mediat. Demonstrata u transmetua drejtpërdrejt në Facebook dhe kapi zërin e automjetit dhe disa të shtëna me armë zjarri.