Tensionet Indi-Pakistan, pritje të gjata pas mbylljes së kalimit kufitar Attari-Wagah
Pas sulmit terrorist nga persona të armatosur në qytetin Pahalgam të Xhamu dhe Kashmirit të administruar nga India, pika e kalimit kufitar Attari-Wagah është mbyllur për tregti dhe udhëtime

Shkup
Vazhdojnë pritjet e qytetarëve në kalimin kufitar Attari-Wagah, i mbyllur pas tensionit midis Indisë dhe Pakistanit, raporton Anadolu.
Pas sulmit terrorist nga persona të armatosur në qytetin Pahalgam të Xhamu dhe Kashmirit të administruar nga India, pika e kalimit kufitar Attari-Wagah është mbyllur për tregti dhe udhëtime.
Anadolu ka filmuar pritjet e gjata të qytetarëve në këtë kalim kufitar.
Të paktën 26 persona u vranë pasi disa persona të panjohur të armatosur më 22 prill hapën zjarr ndaj turistëve në Kashmirin e administruar nga India, duke e detyruar kryeministrin indian Narendra Modi të ndërpresë udhëtimin e tij në Arabinë Saudite.
Pas incidentit, India dhe Pakistani morën një sërë masash, përfshirë mbylljen e kalimit kufitar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.