Fakharur Rehman
15 Dhjetor 2015•Përditësim: 15 Dhjetor 2015
ISLAMABAD (AA) - Pakistani ka bërë testet e raketave balistike me kapacitet për të mbajtur mbushje bërthamore, raporton Anaolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ushtria pakistaneze, theksohet se në testin e raketës balistike Şahin-1A me rreze 900 kilometrash me sukses është goditur objektivi në Detin Arabik.
Presidenti Memnun Hüseyin dhe kryeministri Navaz Şerif, pas testimit të suksesshëm të raketave uruan shkencëtarët që punojnë për këtë projekt.
Javën e kaluar Pakistani kishte testuar raketën balistike Şahin-III prej tokë-në tokë e cila ka gamë prej 2.750 kilometrash.