Islam Uddin
30 Nëntor 2020•Përditësim: 30 Nëntor 2020
Së paku tetë të burgosur kanë humbur jetën, ndërsa rreth 50 të tjerë u plagosën sot në trazirat që shpërthyen në burgun më të madh të Sri Lankës në një provincë perëndimore, njoftuan media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të përditshmes "Mirror Online", një situatë u kthye në trazira në burgun Mahara në provincën perëndimore.
Të burgosurit gjithashtu plagosën dhe morën peng dy policë burgu të cilët më vonë u lanë të lirë.
E përditshmja citoi një zëdhënës të policisë lokale të ketë thënë se zyrtarët e burgut duhej të përdornin forcën për të kontrolluar situatën, ndërsa policia dhe ekipet e forcave speciale gjithashtu mbërritën në vend.
Sudarshini Fernandopulle, ministre e shtetit për reformat në burgje dhe rehabilitim të të burgosurve, informoi Parlamentin se një hetim i pavarur do të kryhet për trazirat.
"Ekziston një dorë e padukshme e cila u aktivizua papritmas dhe jemi gati të kryejmë një hetim të pavarur për të zbuluar se kush qëndron pas trazirave. Kjo po ashtu është një pjesë e një tendence trazirash që është raportuar nga burgjet kohët e fundit", tha ajo.