Bota, Ekonomi

Trump bëri thirrje për ulje të menjëhershme të normave të interesit gjatë fjalimit të tij në Davos

“Me uljen e çmimeve të naftës, unë do të kërkoj që normat e interesit të ulen menjëherë. Dhe po ashtu, ato duhet të ulen në të gjithë botën”, tha Trump

Rabia İclal Turan  | 23.01.2025 - Përdıtësım : 23.01.2025
Trump bëri thirrje për ulje të menjëhershme të normave të interesit gjatë fjalimit të tij në Davos

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar për nxitje të uljes së menjëhershme të normave të interesit gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, transmeton Anadolu.

“Me uljen e çmimeve të naftës, unë do të kërkoj që normat e interesit të ulen menjëherë. Dhe po ashtu, ato duhet të ulen në të gjithë botën”, tha Trump përmes video-konferencës në Forumin Ekonomik Botëror.

Trump theksoi gjithashtu një valë të ardhshme investimesh nga Arabia Saudite në ekonominë amerikane.

“Sot, gjithashtu është raportuar në gazeta se Arabia Saudite do të investojë të paktën 600 miliardë dollarë në Amerikë, por unë do t'i kërkoj princit të kurorës, i cili është një djalë fantastik, që ta rrumbullakojë atë në rreth 1 trilion dollarë”, tha Trump.

Trump foli gjithashtu edhe për çmimet globale të naftës, duke sinjalizuar synimin e tij për t'u angazhuar me Arabinë Saudite dhe Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për të ulur kostot.

"Unë do t'i kërkoj gjithashtu Arabisë Saudite dhe OPEC-ut të ulin koston e naftës”, tha ai, duke i lidhur çmimet e larta të naftës me konfliktin e zgjatur midis Rusisë dhe Ukrainës.

"Nëse çmimi do të ulej, lufta Rusi-Ukrainë do të përfundonte menjëherë. Tani për tani, çmimi është mjaft i lartë sa ajo luftë do të vazhdojë", pohoi Trump.

Ai gjithashtu përsëriti dëshirën e tij për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin dhe shprehu dëshirën e tij për të parë përparim në çarmatimin bërthamor.

"Ne do të donim të shohim de-nuklearizimin," tha Trump, duke iu referuar negociatave të tij të kaluara me liderët botërorë.

Ai pretendoi se presidenti Putin ishte i hapur për diskutime për reduktimin e ndjeshëm të rezervave bërthamore.

“Putinit i pëlqente ideja për të reduktuar rrugën bërthamore”, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.